Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

U kap pas 26 vitesh, ky është lushnjari i prangosur në Kavajë për vrasjen në Firence në 1995-ën

U kap pas 26 vitesh, ky është lushnjari i prangosur në Kavajë për vrasjen në Firence në 1995-ën

20:25, 18/05/2021
A+ Aa A-

Ai ka qenë në arrati për 25 vjet për një vrasje të kryer në Firence, për të cilën ishte dënuar përfundimisht me burgim të përjetshëm.

Bëhet fjalë për 59-vjeçarin e arrestuar sot nga policia shqiptare në Kavajë për llogari të autoriteteve italiane.

Nikolla Dura, 59 vjeç, akuzohet se theri një burrë në rrugë në qendrën historike të qytetit italian.

Image

Krimi ndodhi më 16 shtator 1995 në Turati. Viktima, Albano Fotir Zhuka, me siguri donte të nxirrte një grua nga unaza e prostitucionit e drejtuar nga Dura.

Pas krimit, Dura arratiset fillimisht në Milano, më pas në Francë dhe më në fund në Shqipëri, duke vazhduar të ketë një sjellje kriminale, por duke shijuar një rrjet të gjerë mbrojtjeje, thonë hetuesit.

Pika e kthesës në hetime ishte rreth një vit e gjysmë më parë, pas marrjes së urdhrit të arrestit ndërkombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco