FOTO/ Ja kush është 29-vjeçari që mbeti i plagosur nga policia në parcelën e kanabisit

FOTO/ Ja kush është 29-vjeçari që mbeti i plagosur nga policia në parcelën e kanabisit

18:57, 18/05/2021
A+ Aa A-

Dy ditë më parë në kodrat e fshatit Gjorgoz të njësisë administrative Cakran, bashkia Fier, ka mbetur i plagosur me një plumb në shpatull prej policisë 29-vjeçari, Griseld Shpataraku, banues i lagjes “29 Marsi”, në qytetin e Patosit.

Plagosja e tij erdhi sepse forca të policisë së bashku me inspektorin e pyjeve po kontrollonin sipërfaqet e tokës në kuadër të operacioneve policore kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Teksa ka parë forcat policore ai ka mbushur armën e zjarrit, kallashnikov, por nuk i është përgjigjur thirrjes së policisë që të dorëzohej, por ka drejtuar armën kundër tyre.

Në këto kushte për ta netraulizuar policia ka qëlluar duke plagosur 29-vjeçarin, ka pohuar zyrtarisht drejtoria e policisë vendore në Fier në komunikatën e saj për shtyp.

29 vjeçari i plagosur, Griseld Shpataraku, i ka nënën dhe motrat në Greqi prej disa vitesh, ku punojnë emigrante të rregullta ndërkohë që ai së bashku me babain, Gëzimin jetonin në katin e parë të një pallati 5-katësh në lagjen ‘29 Marsi’ në Patos.

Gëzimi ka punuar bojaxhi në Patos dhe Griseldi punonte me të duke bërë rolin e ndihmësit.

Disa kohë më parë babai i tij gjendet i vdekur në banesë nga shoku i ngushtë i Griseldit dhe që nga ajo kohë Griseldit i duhet që të bënte çdo lloj pune për t’u ushqyer.

Në ndërrimin e viteve 2020-2021 ka qenë mamaja e shokut të tij të ngushtë që i bleu dhe i gatoi ushqime duke ja çuar tek shtëpia pasi jetojnë në të njëjtin pallat, kanë treguar komshinjtë për median.

Griseldi njihet si djalë i qetë dhe i shoqërueshëm, i dashur e bënte çdo punë që i dilte para, mjafton të merrte të holla për të siguruar jetesën.

Pas ngjarjes pritet që nga Greqia të mbërrijë e ëma me motrat.

Sipas informacioneve mësohet se Griseldi nuk ka folur asnjë fjalë pasi gjendja e tij shëndetsësore është shumë e rëndë.

Plumbi i ka prekur shpatullën dhe shtyllën kurrizore dhe është në koma në spitalin e Tiranës pasi mori ndihmën mjeksore në spitalin e Fierit.

Mjekët kanë pohuar se nëse shpëton 29-vjeçari mund të mbetet i paralizuar, por deri në këto moment ai nuk ka folur asnjë fjalë as për policinë dhe as për shokët e tij të cilët i qëndrojnë tek koka në spital.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco