VIDEO/ U zhvarrosën si ushtarë grekë në 2006, rivarrosen si shqiptarë në 2021

VIDEO/ U zhvarrosën si ushtarë grekë në 2006, rivarrosen si shqiptarë në 2021

18:23, 18/05/2021
A+ Aa A-

Analizat e ADN-së për eshtrat e 108 personave të zhvarrosur 15 vjet më parë në Kosinë të Përmetit, me pretendimin se u përkisnin ushtarëve grekë, kanë treguar se trupat ishin gra e fëmijë shqiptarë të Kosinës.

Nga SYRI TV

Këtë të martë, eshtrat e 108 trupave të zhvarrosur në vitin 2006 janë risjellë në vendprehjet e tyre në Kosinë, ku janë rivarrosur në një ceremoni larg vëmendjes publike.

Trupat e 108 personave, që u zhvarrosën 15 vite më parë në fshatin Kosinë të Përmetit, u rikthyen përsëri në vendprehjet e tyre të mëparshme, pasi nga analizat e ADN-së rezultoi që nuk ishin trupa të ushtarëve grekë.

Ceremonia e rivarrosjes së trupave është zhvilluar në mënyrë të fshehtë, larg kamerave dhe publikut. Megjithatë, SYRI TV ka siguruar pamje nga ceremonia e rivarrosjes së eshtrave të 108 personave në Kosinë, ku mësohet se të pranishëm kanë qenë veç banorëve edhe konsulli grek në Gjirokastër.

Në vitin 2006, trupat e 108 personave u zhvarrosën në varrezat e fshatit Kosinë, me pretendimin se u përkisnin ushtarëve grekë. Në atë kohë nisi një hetim, pasi ngjarja u cilësua si skandal, pasi zhvarrosja ishte bërë në mënyrë të paligjshme kundrejt vlerës prej 100 eurosh.

6 persona u morën në pyetje në atë kohë, ndërsa prifti i kishës refuzoi të jepte shpjegime. Pas analizave të ADN që janë kryer në Greqi, ka dalë se rreth 108 trupat e zhvarrosur ilegalisht nuk kanë qenë ushtarë grekë të rënë në Shqipëri, por banorë të fshatit Kosinë të Përmetit, gra dhe fëmijë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 18/05/2021 22:03

Deputetet shqipetar jane me bythshqyerit ne bote.Njerez pa byth.Ne 2006 ishte Sali Berisha Ky qenka bythshqyeri me i madh qe e ka lejuar kete krim njerezor.Te tallet greku me eshtrat e shqipetareve

Vendi yne 18/05/2021 18:40

Ku ishte shtet kurva ne 2006???Ku ishte Sali Berisha me mendere shqyerit e tjere???Po Populli aty si e lejoj nje gje te tille???Mos na shisni me asnje politikdhjere shqipetar si burr te mire.Nga Sali Berisha e deri tek plerat e fundit ne liste jane burra pa byth

Shto koment

Denonco