Lajmi i fundit

UEFA merr vendimin: Danimarkë-Finlandë do të rinisë në orën 20:30

Media greke: Autori i mbytjes së nënës 20 vjeçare është një shqiptar

Media greke: Autori i mbytjes së nënës 20 vjeçare është një shqiptar

17:55, 18/05/2021
A+ Aa A-

Janë zbuluar detaje të reja nga vrasja e nënës 20 vjeçare, britanikes Caroline Crouch, e cila humbi jetën e mbytur nga disa grabitës të dhunshëm të cilët u futën në banesën e saj në Glyka Nera në Athinë, disa netë më parë.

Nëna e re, u mbyt në sy të fëmijës 11-muajsh, nga një grup i organizuar kriminal që hynë në banesën e saj, duke lidhur të shoqin me litar, e duke vjedhur më shumë se 30 mijë euro kesh dhe stoli.

Sipas informacioneve ekskluzive nga media greke “Espresso”, njëri prej tyre është një kriminel i njohur shqiptar, i cili ishte dënuar për vrasje në tentativë, formimin e një organizate kriminale, grabitje dhe një mori krimesh të tjera, dhe i cili së fundmi ishte liruar nga burgu.

Sipas të njëjtave burime, policia e kërkoi atë në adresën që ai kishte deklaruar si vendbanimin e tij, në Agia Paraskevi, por nuk arriti të lokalizojë.

Autoritetet e policisë arritën tek ai duke përdorur të dhëna të gjetura në shtëpinë e të ndjerës, si dhe nga përshkrimi i pilotit 32-vjeçar. Ky i fundit kishte raportuar se një person “i shkurtër” i grupit të kriminelëve që i mësynë në shtëpi, ishte rreth 1.70 metra i gjatë dhe dukej se ishte udhëheqësi.

“Të dy ishin relativisht të gjatë, diku tek 1.80 metra. I treti ishte më i shkurtër, pak më shumë se 1.70 m dhe më i plotë. Ai dukej se ishte udhëheqësi”, ka thënë më herët piloti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Trx18/05/2021 18:13

Pirdh pirdh. Po pse si do thone qe ishte grek. Mire tua bejne shqipove kur bredhin ane e mbane botes si çifuti ne shkretetire e nuk ndertojne te ardhmen ne vendin e tyre.

Shto koment

Denonco