Ekzekutimi me plumb në gojë/ 15-vjeçari në polici: Dëgjova krisma, Edisoni më tha 'kaq ishte puna ime'

Ekzekutimi me plumb në gojë/ 15-vjeçari në polici: Dëgjova krisma, Edisoni më tha 'kaq ishte puna ime'

16:05, 18/05/2021
A+ Aa A-

Endri Mustafa u gjet mëngjesin e djeshëm i ekzekutuar me një plumb në gojë dhe tre të tjerë në kokë dhe në trup, në zonën e Livadheve në Shkodër, pasi kishte tre ditë që ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij.  

I dyshuar si autor kryesor për këtë ngjarje është shtetasi Ibrahim Lici, I cili ndodhet në arrati. Ndërkohë që I ndaluar është një 15 vjeçar që ka dhënë edhe dëshminë e tij në polici.

Minoreni ka deklaruar se është ai që ka thirrur Endri Mustafën për të dalë nga banesa më 14 maj.

Ai thotë se është thirrur për tu larguar në një vend tjetër, dhe së bashku me autorin tjetër janë larguar në drejtim të zonës së Livadheve.

15 vjeçarin e kanë lënë më larg se vendi i ngjarjes dhe ai vetëm ka dëgjuar krismat e armëve.

Më pas dhe është kthyer me djalin tjetër në destinacionin e tyre.

15 vjecari ka pyetur Edison Arazin se ku është Endri dhe përgjigja që ka marrë është 'kaq ishte puna ime'.

Ky komunikimi i fundit mes dy të arrestuarve, mbetet për tu vërtetuar nga dëshmitë e tyre që do njihen në gjykatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco