Kamioni me 400 kg kokainë/ 7 të arrestuar në Kosovë, autoritetet: Droga kushton 20 mln euro

Kamioni me 400 kg kokainë/ 7 të arrestuar në Kosovë, autoritetet: Droga kushton 20 mln euro

20:29, 17/05/2021
A+ Aa A-

Prokuroria dhe policia e Kosovës kanë dhënë detaje të tjera në lidhje me kapjen e një sasie prej rreth 400 kg kokainë.

Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi tha se droga ishte nisur me kontejner nga Brazili dhe më pas ishte ndaluar në Itali ku ishte marrë edhe informacioni. Droga ka vazhduar më pas në Durrës me destinacion përfundimtar Kosovën.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me policinë, autoritet italiane dhe auto amerikane. Janë konfiskuar 400 kg kokainë vlera e të cilave arrin rreth 20 milionë euro. Po ashtu janë konfiskuar disa makina dhe mjete të tjera. Gjatë hetimit janë përdorur masa të fshehta duke shikuar lëvizjen e të dyshuarve nga Italia deri në vendin tonë. Ju dërgojmë mesazh të qartë të gjitha grupeve kriminale se do të përballen me drejtësinë. Jemi të vetëdijshëm se nuk mund të luftohen nga një shtet i vetëm. Ashtu kemi bashkëpunuar me shtete tjera duke e ditur se krimi mund të na prek të gjithëve. kemi arritur të mposhtim krimin e organizuar. Më lini të falënderoj prokurorët e Shqipërisë, prokurorët Italianë, policinë shqiptare dhe policinë e Italisë”, tha ai.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme në Kosovë janë arrestuar shtatë persona të gjithë nga Kosova si dhe është sekuestruar lënda narkotike.

“Policia e Kosovës ka pranuar informacionin më datë 03.05.2021, se në një mjet tip kontejner në një port italian me destinacion Kosovën dhe ka dyshime se mund të ketë fshehur kokainë. Sot në orën 11, të dyshuarit kanë filluar aktivitetin e tyre kriminal për të tërhequr dorën. Njësitë e policisë së Kosovës kanë arritur të kapin personat e dyshuar dhe kapjen e rreth 400 paketimeve. Deri më tani janë arrestuar shtatë persona dhe janë sekuestruar rreth 400 kg kokainë”, tha shefi i policisë së Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco