‘Kokaina latine pushton Shqipërinë’, 1.2 ton e bllokuar vetëm në tre vitet e fundit

‘Kokaina latine pushton Shqipërinë’, 1.2 ton e bllokuar vetëm në tre vitet e fundit

20:00, 17/05/2021
A+ Aa A-

Dërgesat e sasive të mëdha të kokainës latine në Shqipëri kanë qenë të shpeshta gjatë tre viteve të fundit, ku vetëm sasia e bllokuar shkon 1 ton e 200 kg në total. 

Më 27 shkurt 2018, u zbulua në kokainës sasia më e madhe e bllokuar deri më sot në Shqipëri.

Pas sinjalizimit nga partnerët, policia shqiptare gjeti 613 kg kokainë të fshehur në një kontejner me banane që vinte nga Kolumbia.

Kontejneri ishte porositur nga kompania “Arbi Garden” e administruar nga Arbër Çekaj. Pas përfundimit të procesit gjyqësor, Çekaj u dënua me14 vjet burg, ndonëse nuk pranoi asnjëherë akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Në prill 2021 e njëjta skemë u përsërit për një sasi prej 143 kilogramë, që u zbulua dhe bllokua në portin e Durrësit. Në pranga përfunduan dy administratorët e kompanisë pritëse, Klaudio Xibraku dhe Erion Peti. Droga ishte fshehur në tavanin e kontenierit. Mbi pakot e saj kishte tre lloje mbishkrimesh, një prej të cilëve “El Mejor”, në shqip, “më e mira”.

Po në prill, policia ndërpreu në portin e Durrësit rrugëtimin e një tjetër sasie të madhe kokaine. Plot 49 kilogramë drogë e fortë u gjetën në kontejnerin me fruta ekzotike të porositur nga kompania e Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt, e cila ishte themeluar një muaj pas prangosjes së të birit.

Ndonëse i moshuari nuk ka pranuar të ketë lidhje me kokainën, për autoritetet ai mbetet i vetmi i arrestuar si pritës i drogës./ A2/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco