Grabitja tragjike në Greqi/ Kriminelët kthyen përmbys shtëpinë për 100 mijë euro, por ….

Grabitja tragjike në Greqi/ Kriminelët kthyen përmbys shtëpinë për 100 mijë euro, por ….

16:39, 17/05/2021
A+ Aa A-

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur tri ditë më parë në Glyka Nera, në Athinë, ku grabitësit mbytën një nënë 20 vjeccare.

Daily Mail i ka kushtuar një shkrim të plotë kësaj ngjarje tragjike ende të pazbardhur.

Policët po hetojnë nëse grabitësit e kanë vrarë sepse dyshonin se brenda në shtëpi gjendej një shumë parash prej 100.000 euro që do të blihej një tokë.

Burri i 20-vjeçares i ka treguar policisë skemën se si grabitësit kanë hyrë në shtëpi ndërkohë që ky flinte pranë gruas.

Ai tregoi se si i drejtoi kriminelët drejt shumës prej 10.000 euro kur ata e kërcënuan se do t’i vrisnin vajzën Lydia.

Grabitësit mendonin se babai kishte shumën e madhe me para pasi do të blinte një tokë aty pranë ku çifti i ri do të ndërtonte shtëpinë.

Grabitësi i tretë bërtiti; ‘Ku janë paratë’, i tha Babis, policisë.

Banda kriminale kaloi një orë në kërkim të më shumë parave, pasi ata besuan se Babis dhe gruaja Caroline po i mbanin të fshehtë.

Çifti po planifikonte të ndërtonte shtëpinë e tyre të ëndrrave në një tokë në Drafi, në periferi  të Athinës, rreth 20 minuta larg. Caroline gjithashtu dëshironte të krijonte një vend për macet atje.

Detektivët po hetojnë nëse kriminelët zbuluan se Babis kishte tërhequr 100,000 Euro nga banka për të bërë këtë blerje dhe besuan se paratë ishin në shtëpi. Por banda nuk e dinte që shitja kishte shkuar përpara dhe paratë tashmë kishin ndryshuar pronar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco