Tentoi që të kalonte emigrantë të paligjshëm, prangoset 27-vjeçari

Tentoi që të kalonte emigrantë të paligjshëm, prangoset 27-vjeçari

11:00, 16/05/2021
A+ Aa A-

Policia e Korçës ka prangosur një person i cili ka tentuar që të kalojë emigrantë në mënyrë të paligjshme kufirin kundrejt pagesë.

Ky person, 32 vjeç, është një shtetas me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër lirisë së personit.

"Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim S. F., 32 vjeç, banues në Pogradec (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër lirisë së personit). Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 14.05.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim." - njofton policia.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco