Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Aksidenti i frikshëm te ‘Vasil Shanto’, arrestohet shoferja që përplasi 3 persona

Aksidenti i frikshëm te ‘Vasil Shanto’, arrestohet shoferja që përplasi 3 persona

09:34, 16/05/2021
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka arrestuar 49-vjeçaren e cila aksidentoi ditën e djeshme me makinë 3 persona duke shkatërruar edhe një stacion autobuzi.

Ajo humbi kontrollin e makinës së saj tip "Benz" duke u futur në verandën e një lokali në anën të rrugës dhe për pak sa nuk shkaktoi një tragjedi.

"F. Z., 49 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me motorin e parkuar anës rrugës ku nga përplasja është shkatërruar plotësisht stacioni i autobuzëve dhe disa tavolina dhe karrige të një lokali. Gjithashtu janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve." - njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco