Makina del nga rruga, përfundon në stacionin e urbanit, plagosen dy këmbësore

Makina del nga rruga, përfundon në stacionin e urbanit, plagosen dy këmbësore

21:34, 15/05/2021
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Tiranë. Një mjet i drejtuar nga një shtetase, ka dalë nga rruga në zonën e Vasil Shantos dhe ka përfunduar në një stacion urbani, ku ka lënë të lënduara dy këmbësore.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2021, rreth orës  20:55, në Vasil Shanto, mjeti me drejtuese shtetasen F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një stacion autobuzi. Si pasojë ka aksidentuar dy këmbësore të cilat u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco