Itali: Sjellja e dyshimtë e shqiptarit zbulon një laborator kokaine në Spoleto

Itali: Sjellja e dyshimtë e shqiptarit zbulon një laborator kokaine në Spoleto

12:26, 15/05/2021
A+ Aa A-

Karabinierët e Spotelo zbuluan, jo shumë larg nga qendra historike e qytetit, një laborator të vërtetë për prerjen dhe përpunimin e drogës dhe arrestuan një burrë me origjinë shqiptare, i njohur tashmë nga karabinierët.

Forcat e  Spoleto, në kuadrin e një kontrolli normal të territorit që synonte parandalimin dhe shtypjen e vjedhjeve të shtëpive, patën dyshime ndaj një burri i cili, me një qëndrim të dyshimtë, po largohej nga garazhet e një ndërtese me shumë apartamente.

Karabinierët, dyshues në sjelljen e burrit, e pyetën për arsyet e pranisë së tij dhe, duke pasur parasysh qëndrimin e tij, vendosën ta kontrollonin edhe në trup, duke i gjetur rreth 17 gramë kokainë tashmë të ndarë në doza.

Brenda garazhit karabinierierët gjetën rreth 1.2 kg kokainë, pjesërisht e ndarë në doza, 150 gram substancë prerëse, material i ndryshëm për peshimin dhe paketimin e substancës dhe, madje, një përzierës dhe një shtypëse hidraulike që mund të përdorej për të ngjeshur drogën në blloqe .

Kërkimi u shtri në shtëpinë e të dyshuarit ku u gjetën dhe sekuestruan mbi 7,000.00 euro në para të gatshme.

Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në burg në pritje për ta dërguar para gjykatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco