'O çfarë bëra më vdektë goca, vrava vëllain', Dema shpërthen në lot

'O çfarë bëra më vdektë goca, vrava vëllain', Dema shpërthen në lot

12:14, 15/05/2021
A+ Aa A-

Dalin para gjykatës të akuzuarit për vrasjen e Mehmet Qemës në lagjen "5 Maji" në kryeqytet mbrëmjen e 10 majit. Ndaj Marius Demës, i dyshuar i për vrasjen e 27-vjeçarit Qema, prokuroria kërkon “arrest me burg”. 

Dema u vetëdorëzua disa orë pas krimit, ndërsa para grupit hetimor tha se ishte i tronditur nga ajo që kishte ndodhur. Sipas tij, ai nuk e dinte që pistoleta kishte plumb. Dema shpërtheu në të qara në seancë dhe tha: "Kam vrarë vëllanë tim".

Në cilësinë e dëshmitarëve të ngjarjes, grupi hetimor ka marrë edhe dëshminë e një pronari servisi për makina, i cili ndodhet pranë vendngjarjes.

Në dosjen e siguruar nga BW, ai ka rrëfyer para grupit të hetuesve se atë natë po punonte deri vonë në servis, dhe dikush e kishte marrë në telefon dhe i thotë ‘plasi arma te Shtëpia e Bardhë’.

“Ai vetë ka deklaruar se nuk kishte dëgjuar asnjë krismë pasi ishte në servis dhe kishte dalë jashtë duke u afruar për të parë se çfarë kishte ndodhur. Ai tregon se kishte parë disa djem që po largoheshin në drejtime të ndryshme, kishte parë edhe një person që quhej Marius, ishte i shtrirë dhe po qante, po bërtiste, po fliste përçart, ‘o çfarë bëra më vdektë goca’, dhe fliste në telefon. Kishin dalë edhe banorë të lagjes pasi ishte krijuar situatë alarmante mesa kishte parë. Marius me mbiemër Dema, mesa dinte ai, punonte në call center te lokali te Shtëpia e Bardhë,” thuhet në dosjen hetimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco