Media turke: Operacioni në Shqipëri për bosin turk të kriptmonedhave drejt fundit, kapja e tij është afër

Media turke: Operacioni në Shqipëri për bosin turk të kriptmonedhave drejt fundit, kapja e tij është afër

09:53, 15/05/2021
A+ Aa A-

Sipas mediave turke zhvillime të rëndësishme po ndodhin në hetimin e Faruk Fatih Ozer dhe do të përfundojë brenda disa ditësh.

Po sipas këtyre mediave është raportuar se Ozer do të dërgohet para autoriteteve gjyqësore shqiptare në momentin e arrestimit më pas do t’i dorëzohet Interpolit dhe brenda 48 orëve do të kthehet në Tuqri.

Sipas burimeve të larta të sigurisë së TRT News , operacioni është planifikuar të përfundojë brenda disa ditësh.

Gjithashtu operacioni i nisur për kapjen e Faruk Fatih Özer vazhdon në 4 vende  në Tiranë.

I shumëkërkuari Faruk Fatih Özer përmes kompanisë Thodex, Faruk Fatih Özer,  mashtroi qindramijë turq,  të cilët investuan paratë e tyre, rreth 2 miliard dollarë në monedhë virtuale turke.

Më pas  Özer nëpërmjet motrës së tij bëri procedurat e nevojshme të falimentimit, deklaroi të mbyllur kompaninë dhe më pas u arratis drejt Shqipërisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco