I riu nga Bangladeshi gjen punë në Shqipëri: kapet duke trafikuar refugjatë, 300 euro për kokë

I riu nga Bangladeshi gjen punë në Shqipëri: kapet duke trafikuar refugjatë, 300 euro për kokë

09:17, 15/05/2021
A+ Aa A-

Kakavijë - Një djalë nga Bangladeshi, 21 vjeç, u arrestua nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me FRONTEX sepse kishte nisur një biznes fitimprurës në Shqipëri, në Kakavijë.

Djali me iniciale S.I u kap në afërsi të fshatit Grapsht duke ndihmuar 7 emigrantë nga vendet e treta për të shkuar në Tiranë kundrejt fitimit 300 euro për person.

Policia njoftoi “shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX-it dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin e huaj, S.I., 21 vjeç, banues në Bangladesh.

Shtetasi S. I. u kap në afërsi të fshatit Grapsh duke ndihmuar 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, për të shkuar në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 300 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

uni Bangladeshit15/05/2021 11:19

Ky çamarroku nga Bangladeshi ( do thoshte Belinda e Beqirit), e paska keqkuptuar thirrjen e Ed Ramës për puntor Bangladeshi. 300 Euro është rroga mujore. Çdo Cent tjetër sipër kësaj shume, i takon pronarit Shqiptar, i cili paguan taksën te DON EDVIN SURELIONE

Shto koment

Denonco