Arrestohen dy burra në Vlorë me 2600 fara kanabisi, furnizonin 'bujqit'

Arrestohen dy burra në Vlorë me 2600 fara kanabisi, furnizonin 'bujqit'

09:00, 15/05/2021
A+ Aa A-

Dy burra në Vlorë që siguronin fara kanabisi për  mbjellje, janë vënë në prangat e Policisë së Vlorës, të kapur gjatë një kontrolli që u ushtrua në makinën e tyre.

Gazmend Sulçaj, 37 vjeç, banues në lagjen “24 Maji” dhe Roel Sulçam 19 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë” të Vlorës, sipas Policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin farat e kanabisit për t’i shitur, me qëllim kultivimin e tyre.

Ditën e premte, në lagjen “10 Korriku", në makinën e 19-vjeçarit ku shofer ishte bashkëpunëtori,  u gjetën 2.632 fara cannabis sativa.

Policia tha se “specialistët për Hetimin e Krimeve në Seksionin e Hetimit të Krimeve kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, në bazë dhe të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të të dyve.”

Tani ata akuzohen për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco