Vlorë: Kontrolle policore gjatë gjithë natës, shoqërohen disa persona

Vlorë: Kontrolle policore gjatë gjithë natës, shoqërohen disa persona

08:38, 15/05/2021
A+ Aa A-

Policia e Vlorës ka ndërmarrë një operacion gjatë natës në disa zona të qytetit bregdetar në vazhdën e hetimeve për vrasjen e biznesmenit Bledar Birçaj me atentat në rrugën “Hajro Çakërri” të qytetit, një rrugë me shumë qarkullim.

Disa postblloqe janë ngritur dhe kontrolle janë ushtruar në mjete të ndryshme për ata që lëvizin të armatosur ose janë të shpallur në kërkim.

Disa persona janë marrë në pyetje nga Policia dhe kryesisht janë me precedentë penalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco