Vrasja e 20 vjeçares që tronditi Greqinë/ ‘Autorët po kërkohen te mafia shqiptare dhe gjeorgjiane’

Vrasja e 20 vjeçares që tronditi Greqinë/ ‘Autorët po kërkohen te mafia shqiptare dhe gjeorgjiane’

21:05, 13/05/2021
A+ Aa A-

Asnjë i arrestuar për vrasjen makabre në Glyka Nera pranë Athinës, ku një 20-vjeçare u mbyt nga grabitësit përpara syve të foshnjës, ndërsa burrin, hajdutët e lidhën.

“CNN” grek një nga artikujt për krimin e hap me dyshimet që kanë autoritetet se vrasësit mund të jenë shqiptarë ose gjeorgjianë. “Autoritetet policore po kërkojnë në mafien shqiptare dhe gjeorgjiane për autorët” theksohet në shkrim.

Natyra e egër e grabitjes, e cila çoi në vrasjen e një nëne të re para burrit dhe foshnjës së saj, u faturohet autorëve të huaj, sipas hetuesve grekë.

“Ata qëndruan në shtëpi për një kohë të gjatë. Ata nuk llogaritën gjurmët që lanë pas gjatë kontrollit për të gjetur paratë” u shpreh një nga hetuesit e dosjes.

Për oficerët, nuk ka dyshim se këta janë grabitës të skeduar dhe për këtë arsye, që prej ditës së djeshme, ata kanë vendosur përballë 32-vjeçarit që i vranë gruan disa foto nëse arrin të identifikojnë autorët, që është mjaft e vështirë, pasi ishin me maskë.

Charalambos Anagnostopoulos u ka dhënë oficerëve përshkrimin e tij të parë të asaj që ai përjetoi kur kriminelët hynë në shtëpi.

“Papritmas i pashë para meje. Tre me kapuça. Fiziku i tyre ishte normal. Ata flisnin shumë mirë greqisht dhe vazhdimisht më thoshin “ku janë paratë?“. 32-vjeçari tha se ai nuk u rezistoi aspak kriminelëve dhe shumë shpejt zbuloi ku ishin paratë.

Policia ka ofruar 300 000 euro për çdokënd që jep informacione që çojnë në zbulimin e autorëve. Policia greke ka kontaktuar me palën shqiptare duke kërkuar informacion për disa persona./ abcnews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco