Itali, kapet në një kontroll rrugor, shpërndarësi shqiptar i kokainës dhe heroinës

Itali, kapet në një kontroll rrugor, shpërndarësi shqiptar i kokainës dhe heroinës

11:57, 13/05/2021
A+ Aa A-

Policia italiane ka arrestuar në Termoli një të ri shqiptar gjatë kontrollit të territorit. Të mërkurën në mbrëmje, Policia ndaloi makinën e 25 vjeçarit me origjinë shqiptare me banim në Molise ku gjeti 50 gr drogë dhe e arrestoi për trafik droge.

Bastisja e mëtejshme dhe në kohë e shtëpisë gjithashtu mundësoi zbulimin e pajisjeve të tjera për prerjen dhe paketimin e drogës.

Sipas medias italiane, patrulla ishte në detyrë për një kontroll normal të territorit kur, pasi u organizua për një bllokim rruge, kapi makinën që udhëtonte për në Termolin e Veriut.

Në bordin e të riut shqiptar me disa precedentë, vendosën të kryenin një kontroll të automjetit, që dha rezultat pozitiv:  rreth 50 gram drogë të fshehur në makinë. Nga aty vazhduan kërkimin në shtëpi, ku u zbuluan pajisjet për të prerë dhe paketuar dozat. Heroina dhe kokaina, ishin të destinuara për konsumatorët vendas."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco