Ambasada e SHBA urim për besimtarët myslimanë: Ky vit të sjellë shëndet dhe gëzim

Ambasada e SHBA urim për besimtarët myslimanë: Ky vit të sjellë shëndet dhe gëzim

09:18, 13/05/2021
A+ Aa A-

Ambasada e SHBA-së në Shqipëri ka përcjellë një mesazh urimi për besimtarët myslimanë në festën e Fitër Bajramit. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ambasada shkruan se kjo festë shënon kulmin e Ramazanit . Ajo shton se teksa e gjithë bota përballet e me sfidën e pandemisë së COVID, ka shpresë që ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve.

“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, dërgojmë urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë sot Fiter Bajramin. Kjo festë shënon kulmin e Ramazanit, një muaj në të cilin shumë përjetojnë domethënie, perceptim dhe frymëzim nëpërmjet agjërimit, lutjes dhe bamirësisë.

Ndërsa e gjithë bota është bashkuar në përballjen me sfidën e COVID-19, ne shpresojmë dhe urojmë që ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve! Gëzuar Bajramin!”, thuhet në postim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco