Durrës/ Falet namazi i Fitër Bajramit në xhaminë e madhe

Durrës/ Falet namazi i Fitër Bajramit në xhaminë e madhe

09:16, 13/05/2021
A+ Aa A-

Pas një muaji agjërim e lutje besimtarët myslimanë në vendin tonë e kudo në botë, sot festojnë Fitër Bajramin.

Dhjetëra besimtarë në Durrës kanë marrë pjesë në ceremoninë e faljes së namazit të Fitër Bajramit në xhaminë e madhe të qytetit bregdetar.

Kremtimi i kësaj dite, siç është bërë traditë ka nisur në 6:00 të mëngjesit. Pas ceremonisë së drejtuar nga Imami i xhamisë, besimtarët kanë shkëmbyer mesazhe paqeje mes njërit-tjetrit, duke uruar mbarësi dhe begati për të gjithë.

Ndërsa do të vijojnë me mbledhjen rreth tryezës me familjarët në drekën e madhe të Fitër Bajramit që simbolizon mbylljen e muajit të sakrificës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco