Fitër Bajrami, incident gjatë faljes në sheshin Skënderbej, burri hyn mes turmës për t’i vënë zjarrin vetes

Fitër Bajrami, incident gjatë faljes në sheshin Skënderbej, burri hyn mes turmës për t’i vënë zjarrin vetes

07:29, 13/05/2021
A+ Aa A-

Një incident ka ndodhur në sheshin Skënderbej gjatë faljes së Namazit të Fitër Bajramit ,  në kohën kur mijëra besimtarë gjendeshin në shesh.

Një burrë rreth 40 vjeç, i zhveshur lart, është lyer me benzinë dhe është përpjekur t’i vërë zjarrin vetes duke bërtitur “S’ka Zot, duhet ikur nga kjo jetë dhe të tjera fjalë në përçartje të plotë.”

Fatmirësisht ai është kapur në kohë nga besimtarët që e kanë shtrirë në shesh dhe e kanë mbajtur aty derisa kanë mbërritur forcat e Policisë dhe e kanë marrë. Edhe në momentin kur ishte i kapur nga të dyja krahët nga Policia, burri vazhdontë të lëshonte britma e thirrje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco