EMRI/ Ka tentuar t’i hyjë në banesë me zor, arrestohet 34 vjeçari në Skrapar pas denoncimit të…

EMRI/ Ka tentuar t’i hyjë në banesë me zor, arrestohet 34 vjeçari në Skrapar pas denoncimit të…

11:28, 12/05/2021
A+ Aa A-

Një 34 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Skraparit pasi akuzohet se përndiqte një shtetase.

Policia bën me dije se shtetasi Olgert Sinanaj, 34 vjeç, banues në Skrapar, ka përndjekur ngacmuar dhe ka tentuar të hyjë me dhunë në banesën e një 26 vjeçareje.

Gjithashtu, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tij, në mënyrë të vazhdueshme.

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. S., 34 vjeç, banues në Skrapar, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 26 vjeçe, se ky shtetas e ka përndjekur, ngacmuar dhe ka tentuar të hyjë me dhunë në banesën e saj.

Gjithashtu, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tij, në mënyrë të vazhdueshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Dhuna në familje””, thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco