Zbardhet dëshmia e Silvana Çekës: Burrin e bënë shoshë me plumba

Zbardhet dëshmia e Silvana Çekës: Burrin e bënë shoshë me plumba

10:46, 12/05/2021
A+ Aa A-

Një tjetër vrasje ka tronditur mbrëmë Elbasanin, pasi u ekzekutua Everest Çeka.

Bashkëshortja e viktimës, Silvana Çeka, ka dhënë dëshminë e saj përpara hetuesve. Ajo ishte në makinë me të shoqin kur ndodhi atentati.

Silvana u shpreh se fillimisht kanë menduar se janë përfshirë në aksident e më vonë kuptoi se gjithçka ishte rreng nga ana e vrasësve.

“Menduam se u përfshimë në aksident. Pasi na goditi një makinë nga pas, ndaluam. Menjëherë bashkëshortin e qëlluan me breshëri.

Vrasësi erdhi dhe qëlloi ngjitur me xhamin e hapur nga ana e shoferit. E bënë shoshë nga plumbat nga qafa dhe në gjoks. Një plumb më goditi në krah.

Dola menjëherë dhe thirra për ndihmë. E kuptova që goditja nga pas e makinës ishte rrengu i mirëmenduar i vrasësve që na kishin zënë pritë”, deklaroi bashkëshortja e viktimës, Silvana Çeka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Flamur12/05/2021 13:32

Me rilindje e edi drogës kjo është fetëm fillimi, ju akoma s'keni parë asgjë

Gj 12/05/2021 10:57

Ore Vllezer ca po behet keshtu krimi ka mar dhen cfar behet a ka kush meret me keto gjera po ikin djem nenash jo zogj pule

Shto koment

Denonco