Vrasja në Vlorë/ Identifikohet 20-vjeçari, zbardhet dëshmia e tij

Vrasja në Vlorë/ Identifikohet 20-vjeçari, zbardhet dëshmia e tij

10:24, 12/05/2021
A+ Aa A-

Zbardhet identiteti i personit të dytë që ndodhej në makinën e biznesmenit Bledar Birçaj, që mbeti i vrarë mesditën e së hënën në Vlorë.

BW raporton se bëhet fjalë për shtetasin Edison Zeneli, i cili ishte në pjesën e pasme të mjetit tip BMW.

Mësohet se Zeneli është kushëri i viktimës, pronar i një furre buke në qytetin e Vlorës.

Zeneli, i cili i mbijetoi breshërisë së 29 plumbave, ka thënë para oficerëve të policisë. “Jam i tronditur, s'e kam pasur mendjen aty. Kam qenë duke luajtur në telefon”, mësohet të jetë shprehur ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 12/05/2021 10:50

U be Shqiperia Si Somalia e Sicilia

Shto koment

Denonco