Zbardhet 'plagosja' në Korçë, arrestohet viktima dhe shoku i tij

Zbardhet 'plagosja' në Korçë, arrestohet viktima dhe shoku i tij

09:50, 12/05/2021
A+ Aa A-

Marsel Rusi, 33-vjeçari që u vetëplagos një natë më parë në Korçë, është arrestuar nga policia bashkë me shokun e tij Andi Adri, 32 vjeç, banues në Pogradec. Sipas uniformave blu ata kanë tentuar të shtrembërojnë ngjarjen duke dhënë deklarime të rreme.

Burime bëjnë me dije se Adri e ka çuar në spital 33-vjeçarin duke i kërkuar të thotë se e ka plagosur dikush tjetër, por nga hetimet ka rezultuar se ai është vetëplagosur.

“Arrestohen në flagrancë për veprën penale “Kallëzimi i rremë”, i vetëplagosuri i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe shoku i tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Korçës, ku u vetëplagos me armë zjarri 33-vjeçari M. R., banues në Korçë, pas veprimeve hetimore të kryera bënë arrestimin në flagrancë të tij dhe shokut të tij shtetasit A. A., 32 vjeç, banues në Pogradec.

Shtetasit e mësipërm, kanë krijuar prova të rreme, me qëllim shmangien nga e vërteta e ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco