EMRAT/ Drogë në zonën e plazhit, kapet ‘taksisti’ dhe bashkëpunëtorët, me 900 gramë kokainë

EMRAT/ Drogë në zonën e plazhit, kapet ‘taksisti’ dhe bashkëpunëtorët, me 900 gramë kokainë

08:53, 12/05/2021
A+ Aa A-

Janë arrestuar nga policia në Durrës 4 persona.

Ndërkohë që njoftohet për sekustrimin e 900 gramëve kokainë gjatë këtij operacioni policor.

Pas arrestimit të Armando Gjoka, 55 vjeç, banues në Durrës dhe Agron Baci, 52 vjeç, banues në Tiranë, policia tha se këta shtetas kishin precedentë të theksuar kriminalë.

Ndërkohë që operacioni ka vijuar dhe është bërë e mundur edhe kapja e dy personave të tjerë, përkatësisht: Erges Shehi, 30 vjeç, Vilson Memini, 29 vjeç (i dënuar me pare me korrupsion aktiv.

Ja njoftimi i plotë:

Durrës, Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Taksisti”.  Vihen në pranga 4 shtetas.  Sekuestrohen 900 gramë lëndë narkotike kokainë.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikeve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Durrës, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar  “Taksisti”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. Sh., 30 vjeç, V. M, 29 vjeç (i dënuar me pare me korrupsion aktiv), A. Gj., 55 vjeç, të tre banues në Durrës dhe  A. B., 52 vjeç, banues në Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, pas një informacioni të marrë në rrugë operative se shtetasi A. Gj. kishte ardhur në zonën e Plazhit, me mjetin e tij taksi, së bashku me shtetasin A. B. (pasagjer), për të blerë një sasi lënde narkotike tek dy shtetas të tjerë, kanë organizuar punën për kapjen e tyre.

Në momentin e konstatimit dhe të ndërhyrjes së Policisë, shtetasit E. Sh. dhe V. M., të cilët posedonin lëndën narkotike, ndodheshin në një lokal në zonën e plazhit  dhe sapo kanë vënë re prezencën e Policisë kanë kundërshtuar me dhunë dhe kanë tentuar të largohen, por janë neutralizuar dhe arrestuar nga Policia gjatë ndjekjes.

Gjate tentativës për t’u larguar, këta shtetas kanë hedhur një pako, e cila më pas u konstatua si lëndë narkotike e llojit kokainë, me peshë rreth 900 gramë.

Gjatë operacionit u bë kapja dhe arrestimi edhe i dy shtetasve të tjerë A. Gj. dhe A. B., të cilët do blinin lëndën narkotike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, automjeti taksi dhe 6 aparate celular.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco