Plumb në fundshpinë/ Kush është i plagosuri në Korçë

Plumb në fundshpinë/ Kush është i plagosuri në Korçë

23:17, 11/05/2021
A+ Aa A-

Është zbardhur identiteti i të riut që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë mbrëmje në Korçë. Ai është Marsel Rusi, 33 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake nga policia mësohet i plagosuri ndodhet në spitalin rajonal të Korçës jasht rrezikut për jetën.

Sipas burimeve paraprake nga policia personi në fjalë ka marrë një plumb në fundshpinë ndërsa mënyra se si është plagosur mundet që te jetë veteplagosje, nga pakujdesia se si ka mbajtur armën.

Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e mëtejshme të kësaj ngjarje.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 11.05.2021, rreth orës 22:40, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi M. R., rreth 33 vjeç, banues në Korçë, që në rrethana ende të paqarta, dyshohet të jetë dëmtuar në fundshpinë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shtetasi M. R., mund të jetë vetëplagosur.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco