Nga Pjerin Xhuvani tek Everest Çaka, mesatarja e lartë e vrasjeve në Elbasan

Nga Pjerin Xhuvani tek Everest Çaka, mesatarja e lartë e vrasjeve në Elbasan

22:53, 11/05/2021
A+ Aa A-

Tre vrasje në harkun kohor të 21 ditëve, pra tre vrasje në 3 javë në Elbasan. Një bilanc i frikshëm për një vend normal.

Më 21 prill u vra pas një konflikti për motive politike mjeku Pjerin Xhuvani, eksponent i PS. Autori u vetëdorëzua pas ngjarjes.

Më 6 maj, 15 ditë pas ngjarjes së parë vritet pranë gjykatës 54-vjeçarja Liljana Buzo. Bashkëshorti i saj, ish-polic me të cilin ishte në proces divorci tentoi pasi e qëlloi me armë dhe ta therte. Nga të shtënat pati dhe tre të plagosur.

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:10 u ekzekutua 41-vjeçari Everest Çaka. Në makinë me të ishte dhe bashkëshortja Silvana, e cila u plagos në dorë.

Sipas “BalkanWeb”, Everesti dhe bashkëshortja pak minuta para se t’u zihej pritë kishin dalë nga shtëpia e prindërve të Silvanës në lagjen Skënderbej. Çka do të thotë se autorët i kanë ditur lëvizjet e shënjestrës së tyre dhe mund ta kenë ruajtur për ditë me radhë deri në eliminimin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco