Dinamika e atentatit në Elbasan/ Gruaja e viktimës kërkoi ndihmë

Dinamika e atentatit në Elbasan/ Gruaja e viktimës kërkoi ndihmë

22:12, 11/05/2021
A+ Aa A-

Ekzekutimi mafioz në lagjen “Skënderbej” tronditi mbrëmjen e sotme qytetin e Elbasanit.

Ishte ora rreth 20:10 dhe sapo kishte rënë nata kur Everest Çakës iu bë pritë teksa po shkonte te shtëpia e prindërve të bashkëshortes duke u qëlluar disa herë me pistoletë me silenciator.

Goditjet ishin fatale për 41-vjeçarin që njihej me dy emra (Everest dhe Ibrahim Çaka) duke ndërruar jetë në vend, ndërsa bashkëshortja e tij, Silvana ka marrë një plagë në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ka qenë gruaja e viktimës që e alarmuar ka dalë me shpejtësi nga makina duke kërkuar ndihmën e banorëve të zonës për të njoftuar policinë dhe ambulancën, që pavarësisht përpjekjes nuk arritën që të mbanin në jetë bashkëshortin e saj.

Disa prej banorëve të zonës thanë se nuk kishin dëgjuar të shtëna duke shtyrë hetuesit të dyshojnë se ekzekutimi është kryer me silenciator.

Për të folur për pista konkrete është ende herët, pasi po administrohen provat, por nga tryeza e ekspertëve të grupit hetimor prokurorisë së Elbasanit nuk mund të përjashtohet hakmarrja. Everest Çaka 12 vite më parë ka qenë i arrestuar nga policia e Elbasanit për ekzekutimin e Gëzim Alikajt te Ura e Zaranikës në Elbasan.

41-vjeçarit po disa vite më parë në Spanjë iu ekzekutua vëllai, ndërsa në nëntor të vitit të kaluar iu vra kushëriri i parë, Arjan Spahiu në Bruksel. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco