Ekzekutimi në Vlorë/ Gazetarja: Në makinë ishte edhe një person i tretë

Ekzekutimi në Vlorë/ Gazetarja: Në makinë ishte edhe një person i tretë

21:49, 11/05/2021
A+ Aa A-

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar të gjithë dinamikën e vrasjes që tronditi Vlorën ditën e djeshme, ku pas një atentati, mbeti i vdekur 40-vjeçari Bledar Birçaj.

E ftuar në emisionin “Real Story”, Lala ka thënë se në automjet në ato momente, ka qenë edhe polici i anti-drogës Granit Deromema, i cili ka mundur t’i shpëtojë pa asnjë lëndim atentatit.

Sakaq, gazetarja Lala tregoi se Birçaj e Deromema janë të afërm të largët të tyre, ndërkohë që pak para se të ndodhte vrasja, kishin konsumuar një kafe në lokalin e viktimës e më pas ishin nisur drejt pjesës fundore të “Lungo Mares”.

Në këtë moment, dy persona dalin nga një makinë tip “Benz” e derdhin breshëri automatiku mbi makinën me të cilën po udhëtonte Birçaj e Deromema. Në vendngjarje sipas Lalës janë gjetur 25 gëzhoja arme, ndërsa 2 plumba kanë prekur në pjesë të ndryshme të trupit të Bledar Birçaj.

Duke iu referuar burimeve zyrtare, gazetarja Lala thotë se policia ka mbërritur shumë shpejt në vendngjarje, por ata nuk kanë mundur të kapin autorët, pasi ata janë larguar nga një rrugicë e kanë mundur t’i shpëtojnë ndjekjes dhe pikave të kontrollit të ngritur nga policia në qytet.

Sakaq, gazetarja Lala konfirmoi se veç Deromemës dhe viktimës Birçaj, në makinë gjatë atentatit ndodhej një tjetër person, i identifikuar si 20-vjeçar, kushëri i 40-vjeçarit Bledar Birçaj, por duke qenë se ai ka thënë në polici se gjatë atentatit ka qenë duke luajtur një lojë në rrjete sociale, dëshmia e tij nuk është marrë e plotë.

“Pamjet nuk të lënë vend për fjalë, është një ngjarje e rëndë e organizuar me përpikmëri e dëshmon sa e brishtë është policia për të luftuar krimin e organizuar. Ajo zhvillohet në vetëm pak sekonda. Mënyra se si ata largohen nga vendi i ngjarjes.

Birçaj kishte tre javë që vinte nga Spanja, ai vjen nga një vend ku shqiptarët janë përfshirë në trafikun e drogave. Policia po heton që është një ngjarje për shkak vrasje hesapesh. Ata kanë qenë në lokalin e viktimës kanë konsumuar një kafe, e ishin vendosur për në Lungo Mare. Ata kanë ndaluar në një karburant e janë furnizuar. Më herët ai ka qenë i skeduar për një vrasje, por fitoi lirinë.

Ekzekutorët kanë qenë të saktë në mënyrën se si kanë qëlluar, objektivi i tyre ka qenë Bledar Birçaj, janë sekuestruar të paktën 25 gëzhoja ndërkohë që 2 plumba kanë prekur Birçaj. Sipas lëvizjeve që bëjnë autorët, grupi i hetimit ka dyshimin që ata s’kanë pasur dijeninë që ka pasur person të dytë. Automjeti tip benz që kanë lëvizur autorët, është futur në një rrugicë e kanë arritur t’i shpëtojnë policisë, ata janë njohës të mirë të zonës, e personave.

Kanë njohur oficerin e anti-Drogës. Janë dyshimet e prokurorisë, por deri më tani vetëm polici i anti-drogës është marrë në pyetje. Raportimet zyrtare flasin që në automjet kanë qenë vetëm dy persona. Birçaj nuk ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Në automjet në pjesën e pasagjerit ka qenë një kushëri i viktimës rreth 20 vjeç. Ai ka thënë duke luajtur një lojë në rrjete sociale e nuk ka dhënë dëshmi. Ai është njeri me fat që ka shpëtuar”, u shpreh Lala.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco