FOTO+EMRI/ I dënuar për vrasje e drogë, i forti i Yzberishtit u përplas për vdekje në Astir

FOTO+EMRI/ I dënuar për vrasje e drogë, i forti i Yzberishtit u përplas për vdekje në Astir

15:38, 11/05/2021
A+ Aa A-

Zbardhet identiteti i të ndjerit që humbi sot jetën pas një aksidenti që ndodhi në bulevardin “Migjeni” në zonën e Yzberishtit.

I ndjeri është Fatmir Avdillari i njohur ndryshe si 'Xubi' i Yzberishtit, nje nga te fortet e zones.

Viktima ka qenë duke udhëtuar me motor teksa u përplas me dy automjete të tjera.

Ai është dënuar më parë për vrasje, teksa pasi përfundoi dënimin u arrestua sërish për trafik droge në Kombinat e Yzberisht.

Njoftimi i plotë i Policise se Tiranes:

Me datë 11.05.2021, rreth orës 14:15, tek bulevardi “Migjeni”, janë përfshirë në aksident mjeti tip “Toyota” me drejtuese shtetasen E. M., 38 vjeçe me mjetin tip “Opel” me drejtues L. P., 40 vjeç dhe me mjetin motor me drejtues F. A.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i mjetit motor shtetasi F.A., rreth 45 vjeç, si dhe është dërguar në spital drejtuesja e mjetit E. M., dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco