Vrasja në Tiranë/ Vetëdorëzohen edhe 4 të rinjtë e tjerë, autori tentoi të vetëvritet

Vrasja në Tiranë/ Vetëdorëzohen edhe 4 të rinjtë e tjerë, autori tentoi të vetëvritet

14:48, 11/05/2021
A+ Aa A-

Janë vetëdorëzuar në polici edhe katër persona të tjerë të cilët ishin prezent në vrasjen e Mehmet Qemës mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Disa orë pas ngjarjes së rëndë janë vetëdorëzuar: E.P., B. A, Blerim Hoti dhe Xhuljano Koçi.

Mësohte se pranë vendit të ngjarjes është gjetur edhe pistoleta. Ndërkohë mësohet se autori Marius Dema, shkruan abcnews ka tentuar te kryeje vetëvrasje pasi ka qëlluar shokun, por ia kanë marrë armën nga dora shokët e tjerë.

Dema u vetëdorëzua në polici paraditen e sotme së bashku me Frenklin Myftarin, i cili po ashtu ishte i pranishëm. Ai u rikthye në vendin e krimit për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes. Para grupit hetimor Dema ka shprehur dhimbjen për vrasjen e shokut duke theksuar se nuk e dinte që pistoleta kishte plumb.

Të rinjtë e përfshirë ishin shokë me njëri-tjetrin, ndërsa kishin njohje me mjaft reperë të njohur në vend duke u bërë pjesë e klipeve të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 11/05/2021 15:13

Cdo gje po u fry shume do cfryhet.Si u beka shaka me arme.Dicka me e thelle eshte ne kete vrasje

Shto koment

Denonco