EMRAT/ U asfiksuan nga gazi, tre minatorë në Martanesh përfundojnë në spital, njëri në gjendje të rëndë

EMRAT/ U asfiksuan nga gazi, tre minatorë në Martanesh përfundojnë në spital, njëri në gjendje të rëndë

13:40, 11/05/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Martanesh.

Minatori Sh. E., rreth 50 vjeç,  duke salduar brenda në galeri me gjenerator, paraprakisht dyshohet se si pasojë e gazit të çliruar nga gjeneratori është aksifksuar, dhe në ndihmë të tij kanë shkuar dhe dy punëtorë të tjerë,  shtetasit A. J., dhe M. H., të cilët janë askfiksuar dhe kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Ndërkohë policia ka sqaruar se të tre minatorët janë derguar në spital.

Prefekti i qarkut të Dibrës Nexhmedin Shehu ka dhënë detaje në lidhje me këtë ngjarje në Minierën e Martaneshit. Ai ka deklarura se si pasojë e saldimit ka pasur një shpërthim gazi duke bërë që dy punëtorë të asfiksohen. Më pas në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe kolegë të tjerë të cilët për disa minuta kanë qëndruar brenda në galeri.

Tre prej punonjësve janë transportuar në spital si pasojë e asfiksisë. Ndërkohë që një prej tyre Shyqyri Elezi, rreth 50 vjeç i cili ndodhet në gjendje më të rëndë pritet të dërgohet me helikopter drejt Tiranës. Ndërsa Murat Hidri dhe Andi Jauri janë gjendje të stabilizuar.

Ja njoftimi i plotë i Policisë:

Bulqizë/ informacion paraprak

Me datë 11.05.2021, rreth orës 12.30, në një subjekt minerar në zonën e  Martaneshit, shtetasi Sh. E., rreth 50 vjeç,  duke salduar brenda në galeri me gjenerator, paraprakisht dyshohet se si pasojë e gazit të çliruar nga gjeneratori është aksifksuar, dhe në ndihmë të tij kanë shkuar dhe dy punëtorë të tjerë,  shtetasit A. J., dhe M. H., të cilët janë askfiksuar dhe kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Shtetasit e lartëpërmendur janë nxjerrë nga galeria dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimi për zbardhjen e plotë shkaqeve ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco