VIDEO e vrasjes/ Një polic në makinën e Birçajt, si u shpëtoi plumbave

VIDEO e vrasjes/ Një polic në makinën e Birçajt, si u shpëtoi plumbave

09:46, 11/05/2021
A+ Aa A-

Publikohen detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur në Vlorë ditën e djeshme, ku dy persona ekzekutuan me breshëri kallashnikovi 40-vjeçarin Bledar Birçaj.

Në makinë me 40-vjeçarin ndodhej dhe një tjetër person, i cili mundi t’i shpëtonte mrekullisht breshërisë së plumbave. Burime bëjnë me dije se shoqëruesi që ka qenë në makinë me Birçajn është punonjës i policisë së Vlorës, por identiteti i tij nuk bëhet ende i ditur.

Mësohet se viktima ka qenë i armatosur pasi në autommjetin e tij i është gjetur një pistoletë tip ‘Beretta’.

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar mbrëmjen e djeshme atentatin në Vlorë, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Bledar Birçaj.

Në një intervistë për “Opinion”, Hoxha deklaroi se pjesë e këtij atentati ishin dy qitësa, që sipas tij janë profesionistë dhe arritën të ekzekutonin objektivin e tyre për 5 sekonda.

“Janë dy qitës dhe janë me eksperiencë. Ata janë të koordinuar në mënyrë perfekte se nuk e kanë dëmtuar personin tjetër që ishte pasagjer.  Agresorit të parë i bie automatiku dhe në atë moment del personi që ishte në sedilien e pasme. Nëse ata donin të shkaktonin viktima të tjera, e kishin më të lehtë. Viktima ka ardhur para tre javësh nga Spanja. Ajo që bën përshtypje është fakti që të dy qitësat mbajnë një pozicion diagonal për të mos dëmtuar pasagjerin. Është një fragment sekonde, jo më shumë se 5 sekonda. Është një goditje shumë e shpejtë. Kjo është vrasje tipike mafioze”, tha Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 11/05/2021 16:50

Me vdekjen e Enverit vdiq gjithecka ne vendin tone.Sigurimi i shtetit dhe sherbimi yne sekret i shkerdhente ne ajer gangsteret dhe kriminele

Shto koment

Denonco