Lajmi i fundit

LISTA/ Sekuestrohen miliona euro prona në Vlorë

Kapet pas 3 vjetësh, shkodrani që tentoi të trafikonte 95 kg kanabis nga liqeni

Kapet pas 3 vjetësh, shkodrani që tentoi të trafikonte 95 kg kanabis nga liqeni

09:15, 11/05/2021
A+ Aa A-

Kapet pas tre vjetësh nga Policia, një 32-vjeçar nga Kopliku, i cili ishte shpallur në kërkim që kurse kishte tentuar të trafikonte 93 kg kanabis nëpërmjet liqenit të Shkodrës.

Forca e Posaçme “Shqiponjat”, pas informacioneve të marra në rrugë operative, arrestoi një person të shpallur në kërkim M.H, 32 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe si dhe personin që e përkrahu, F. M. 22 vjeç, banues në Kamicë, Malësi Madhe.

Të dy ata janë kapur nga shërbimet e Policisë në lagjen “Qemal Stafa” të Shkodrës duke qarkulluar së bashku në një automjet.

M.H, në vitin 2018 së bashku me një të arrestuar dy vjet më parë, E.H,  tek Syri i Kripës në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, kanë tentuar të trafikonin nëpërmjet liqenit të Shkodrës 93 kg marijuanë.

Ndaj M. H u bë ekzekutimi i vendimit të datës 8 maj 2018 të Gjykatës së Apelit Shkodër, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco