EMRAT/ Vrasja në Tiranë, 6 persona shpallen në kërkim mes tyre edhe autori, ja çfarë thotë policia

EMRAT/ Vrasja në Tiranë, 6 persona shpallen në kërkim mes tyre edhe autori, ja çfarë thotë policia

08:28, 11/05/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në kryeqytet, ku një 27 vjeçar është vrarë me armë zjarri.

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e të riut Mehmet Qema në rrugën 5 Maji në Tiranë, i cili humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.

Polcia shpjegon se në lidhje me vrasjen janë shpallur në kërkim 6 persona që kanë qenë në vendin e ngjarjes mes të cilëve mendohet se është dhe autori.

Ata jane Marius Dema i dyshuar si autori. Të tjerët janë, E. P, B. H, Braild Aga, Frenkli Myftari dhe Xhuliano Koçi.

 Ndërkohë burimet bëjnë me dije se viktima rezulton pa precedent penal.

Ja njoftim i  plotë

Tiranë

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “5 Maj” ku u vra me armë zjarri një 27-vjeçar.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i dyshuar i ngjarjes. 

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe 5 shtetas të tjerë për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi M. Q., 27 vjeç, bazuar dhe në provat e grumbulluar, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje shtetasit : M. D., 28 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim edhe shtetasit E. P., 27 vjeç, B.H., 28 vjeç, B. A., 23 vjeç, F. M., 29 vjeç dhe Xh. K., 19 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco