FOTO/ Vrasja e 27-vjeçarit në Tiranë duke pirë mes shokësh, shoqërohen 10 vetë Djemte e ulur ne lokal para vrasjes, djathtas viktima Mehmet Qama.

FOTO/ Vrasja e 27-vjeçarit në Tiranë duke pirë mes shokësh, shoqërohen 10 vetë

07:49, 11/05/2021
A+ Aa A-

Të tjera detaje janë mësuar nga vrasja që ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën "5 Maji" në Tiranë, në një tryezë ku ishin ulur duke biseduar një grup të rinjsh.

Viktimë mbeti 27 vjeçari Mehmet Qama, që bashkë me një grup personash kanë qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit deri në orët e vona,  dyshohet të kenë konsumuar alkool, por edhe lëndë narkotike.

Dyshohet se arma kundër tij është shkrepur nga një prej miqve të viktimës, në rrethana të paqarta dhe në efektin e lëndëve narkotike.

Megjithatë do jenë aktekspertimet për vlerësimin e gjendjes së një prej personave që dyshohet si autor.

Viktima Mehmet Qema nga Hasi sipas burimeve ka marrë 3 plumba në bark, duke mos mbijetuar dot.

Policia ka të shoqëruar 10 persona që dyshohet se kanë dijeni dhe po merren në pyetje.

Nga këqyrjet paraprake në Shqipëri nuk rezulton me precedentë penal, deri më tani dyshohet se ka pas fillimisht konflik verbal me persona të tjerë që ka cuar në përdorimin e armës.

Njoftimi i Policisë mbrëmjen e 10 majit 2021:

Më datë 10.05.2021, rreth orës 23:15, në rrugën “5 Maj”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi M. Q., 27 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit.

Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco