Vdekja e kosovarëve në Shqipëri, kultivuesit thonë se sezoni i kërpudhave ende s’ka filluar

Vdekja e kosovarëve në Shqipëri, kultivuesit thonë se sezoni i kërpudhave ende s’ka filluar

21:50, 10/05/2021
A+ Aa A-

Mjekët në Shqipëri pas vdekjes së tre anëtarëve të familjes Haliti kanë deklaruar se shkak i humbjes së jetëve mbetet ngrënia e kërpudhave helmuese.

Familja ka reaguar në vazhdimësi duke dyshuar në ofrimin e trajtimit mjekësor ndërkaq njohësit e cilësisë së kërpudhave thonë se sezoni i kërpudhave ende nuk ka filluar.

Fatmir Krasniqi, kultivues i kërpudhave thotë se sezoni i tyre nis më 25 maj.

“Sezoni i kërpudhave ende nuk ka filluar andaj këtu duhet të involvohen të gjithë se a është në pyetje helmimi i këtyre njerëzve. Më para fillojnë kërpudhat ushqyese sesa helmuese”, tha Krasniqi për RTK-në.

Ai shpjegoi se si mund të dallohet kërpudha helmuese nga ajo ushqyese.

“Kërpudhat që janë helmuese janë të së njëjtës familje. Ai që është i helmuar me prerjen e saj ai liron ngjyrë stilografi. Disa kërpudha kur hidhen të zihen ato lirojnë qumësht që nuk janë të mira, janë helmuese dhe pjesa dërrmuese e kërpudhave të tjera kanë një erë të rëndë, kundërmojnë dhe vërehet shumë lehtë”, sqaroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco