Pranga vlonjatit/ Ndjekje me helikopter, kapet gomonia me 4 mln euro drogë në bord

Pranga vlonjatit/ Ndjekje me helikopter, kapet gomonia me 4 mln euro drogë në bord

17:35, 10/05/2021
A+ Aa A-

Një operacion i përbashkët midis FRONTEX, GDF italiane dhe policisë shqiptare ka bërë të mundur ndalimin e një gomone që lëvizte me 400 kg kanabis në bord.

Në prangat e policisë ka rënë një i ri nga Vlora i identifikuar si E.I.

Sipas autoriteteve policore droga kishte si destinacion tregun italian.

30-vjeçari i prangosur, është edhe drejtuesi i gomones që ishte mbushur me kanabis.

FRONTEX njofton se gomonia 6 metra e gjatë që lëvizte me shpejtësi drejt bregdetit italian në jug të Brindisit u ndoq nga një helikopter i Guardia di Finanza.

Nëse droga do të dilte në treg do të kapte vlerën e 4 milionë eurove.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco