Kapen 400 kg drogë me destinacion Italinë, skafisti vlonjat ndiqet nga helikopteri, arrestohet

Kapen 400 kg drogë me destinacion Italinë, skafisti vlonjat ndiqet nga helikopteri, arrestohet

17:24, 10/05/2021
A+ Aa A-

Gjatë një operacioni antidrogë të përbashkët mes FRONTEX-it është sekuestruar një gomone me 400 kg kanabis dhe 100 gr hashash me destinacion tregun italian.

Në bashkëpunim me GDF italiane dhe policisë shqiptare për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme është arrestuar një i ri nga Vlora me inicialet E. I.

30-vjeçari i prangosur ishte drejtuesi i gomones që ishte mbushur me kanabis. Policia e Shtetit deklaron se është e vendosur për të punuar bashkërisht me partnerët, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.  

FRONTEX njofton se gomonia 6 metra e gjatë që lëvizte me shpejtësi drejt bregdetit italian në jug të Brindisit u ndoq nga një helikopter i Guardia di Finanza. Nëse droga do të dilte në treg do të kapte vlerën e 4 milionë eurove. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco