Si po ngrihen 'shtëpitë e barit' me ndihmën e njerëzve të OSHEE

Si po ngrihen 'shtëpitë e barit' me ndihmën e njerëzve të OSHEE

09:31, 10/05/2021
A+ Aa A-

Një 62-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Durrësit, pasi kishte kthyer papafingon e një shtëpie në një serë për kultivimin e kanabisit. Ndërsa përveç arrestimit të tij, Policia ka proceduar penalisht edhe dy punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, pasi nuk kishin konstatuar vjedhjen e energjisë, me të cilën furnizohej shtëpia e këtij personi.

Policia lokale bëri me dije se arrestimi i 62-vjeçarit u krye pasi, në lagjen nr. 13, në Durrës, në një banesë të marrë me qira, ai kishte vendosur aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike dhe kishte ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike.

“Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Finalizohet me sukses operacioni i koduar ‘Papafingo’. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, i cili banesën e marrë me qira e kishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba. Procedohen penalisht dhe 2 punonjës të OSHEE-së, pasi nuk konstatuan vjedhjen e energjisë elektrike”, tha dje zyrtarisht Policia.

Para pak ditësh, pas një aksioni të gjerë policor në Lushnjë u zbulua një tjetër laborator për kultivimin e bimëve narkotike, të cilat rriteshin me ngrohjen e llambave. Forca të Komisariati i Policisë Lushnjë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier pas finalizimit të  operacioni antikanabis të koduar "Krutja", sekuestruan shumë fidanë kanabisi si dhe pajisje të ndryshme elektrike që shërbenin për rritjen e përshpejtuar të bimëve të drogës. 

Gjithashtu u arrestua në flagrancë një prej autorëve të kësaj ngjarje dhe dy punonjës të kompanisë OSHEE të cilët ndihmonin biznesin kriminal.

Kujtojmë se së fundmi vetë drejtori i përgjithshëm i OSHEE, Adrian Çela është denoncuar nga opozita se gjatë këtyre zgjdhjeve së bashku me Vangjush Dakon e kishin ngritur shtabin elektoral për Durresin dhe Shijakun në biznesin e një grupi të njohur kriminal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Githbo10/05/2021 10:11

Mos u beni pjese me cmendurise se drejtesise se rilindur per te bere show-n e radhes. Nese vertetohet se elektricistet kishin dijeni per vjedhjen e energjise, atehere mud te akuzohen per shperdoeim detyre. Perndryshe maksimumi qe rrezikojne (shumicen e rasteve pa te drejte) eshte per paaftesi per te kryer detyren dhe te pushohen nga puna.

Shto koment

Denonco