Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Tentoi të kalojë kufirin me dokumenta të falsifikuara, kapet turku, në pranga edhe dhunuesi i kunatës

Tentoi të kalojë kufirin me dokumenta të falsifikuara, kapet turku, në pranga edhe dhunuesi i kunatës

09:02, 10/05/2021
A+ Aa A-

Janë arrestuar nga policia në Durrës edhe dy persona gjatë orëv të fundit.

U arrestua në flagrancë shtetasin turk M. Y., 31 vjeç, pasi në PKK Port Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta të dyshuara si të falsifikuara.
Gjithashtu është arrestuar edhe shtetasi R. V., 59 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Durrës

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihen në prangat e policisë edhe 2 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Hetimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin turk M. Y., 31 vjeç, pasi në PKK Port Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta të dyshuara si të falsifikuara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin R. V., 59 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco