FOTO/ Grabiti në Greqi tre kazino me armë lodër, por u kap në Sarandë

FOTO/ Grabiti në Greqi tre kazino me armë lodër, por u kap në Sarandë

21:44, 09/05/2021
A+ Aa A-

Personi në foto është Jorgo (Leonard) Kumaraku, i cili përfundoi në prangat e Policisë së Sarandës pas tentativës për vjedhje me dhunë të një punonjëse agjencie sigurimesh, pranë një bankomati.

Kumaraku ka tentuar që t’i marrë paratë një 34-vjeçareje, ndërsa kjo e fundit po tërhiqte të hollat në bankomat.

44-vjeçari me banim në fshatin Livadhja të Sarandës është një emër i njohur për drejtësinë, pasi ka precedentë të shumëfishtë penalë.

Konkretisht, në vitin 2007 ka grabitur dhe ka kërcënuar me armë lodër punonjësen e kazino ‘Perla’ në Sarandë, ngjarje për të cilën u dënua me 5 vjet burg.

Në vitin 2008 iu gjet një celular në qeli, për të cilin dha një deklaratë të rreme ku pretendonte se e kishte futur në qeli një polic i paraburgimit në Sarandë. Efektivi u arrestua, por më pas u la i lirë pasi u zbulua gënjeshtra e Kumarakut, që u dënua me 6 muaj burg.

Në shtator 2013 përmes një pistolete lodër dhunoi dhe grabiti punonjësen e kazino ‘Admiral’ në Sarandë. Një ditë pas ngjarjes së Sarandës, ai dhunoi dhe grabiti me pistoletë lodër punonjësen e një kazinoje tek Ura e Lumit në Gjirokastër.

Kumaraku është përdorues narkotikësh dhe është dënuar për ‘trafik narkotikësh’ në Greqi.

Njoftimi i Policisë së Sarandës

Tentoi t’i vidhte nën kërcënimin e thikës, një shumë parash një 34-vjeçareje, Policia identifikon dhe arreston autorin e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr.1, Sarandë, pranë bankomatit të një banke, një shtetas nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), kishte tentuar t’i vidhte një shumë parash  shtetases A. N., 34 vjeçe, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, Policia bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit J. (L). K., 44 vjeç, banues në Livadhja.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale ‘Vjedhje me dhunë’, mbetur në tentativë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco