FOTO/ Vdiqën në Shqipëri, j jepet lamtumira e fundit 3 anëtarëve të familjes Haliti

FOTO/ Vdiqën në Shqipëri, j jepet lamtumira e fundit 3 anëtarëve të familjes Haliti

18:21, 09/05/2021
A+ Aa A-

Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti janë përcjellë për në banesën e fundit ditën e sotme në Gjilan të Kosovës.

Anëtarët e familjes Haliti u helmuan nga kërpudhat në Gjirin e Lalzit dhe si pasojë ndërruan jetë.

Mediat kosovare raportojnë se një ceremoni mortore është zhvilluar në Gjilan, nga ishte dhe familja Haliti.

Ata kishin mbledhur kërpudhat në pyll dhe i kishin konsumuar, teksa më pas pasi ndjenë shqetësime u paraqitën në qendrën shëndetësore të Manzës. Më pas, gjendja e tyre shëndetësore u përkeqësua më tej dhe thirrën ambulancën.

Të tre nuk ia dolën, teksa familjarët e tyre pas vdekjes kanë hedhur akuza për neglizhencë nga mjekët në Shqipëri.

Familjarët e të ndjerëve akuzuan mjekët të cilët sipas tyre kanë neglizhuar gjendjen e familjarëve të tyre. Ndërsa, po dyshojnë që familjarët e tyre mund të mos kenë vdekur për shkak të konsumimit të kërpudhave.

Djali i viktimave në një konferencë për media ka treguar se ka biseduar me babain e tij në telefon dhe e ka vërejtur në të folur se ai nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai ka treguar se edhe qeni që ka qenë bashkë me familjarët e tij ka ngordhur, ndonëse nuk ka konsumuar kërpudha.

Sipas tij, familjarët e tij edhe më herët kanë mbledhur kërpudha dhe i njihnin ato mirë.

Ndërsa, ka thënë se familjarët e tij kanë qenë duke qëndruar në shtëpinë e tyre në Shqipëri.

Ndërsa, mjeku Bardhyl Belba ka folur për herë të parë për vdekjen e tre familjarëve kosovarë.

Mjeku ka treguar simptomat e para që kanë konstatuar te pacientët e tyre dhe mjekimin që u dha, ndërsa shtoi se nuk i kanë zhvendosur në spitalin e Durrësit, apo Tiranës, pasi gjendja e tyre pas marrjes së medikamenteve është paraqitur e mirë.

‘Familja Haliti është paraqitur në Qendrën Shëndetësore në Manëz më datë 5 maj rreth orës 1:30 të mëngjesit, në gjendje jo të mirë shëndetësore, me të vjella, këputje trupi, dhimbje barku dhe janë vizituar nga mjeku i shërbimit të urgjencës dhe është trajtuar me mjekimin përkatës’, ka deklaruar ai.

‘Pas mjekimit personat janë përmirësuar dhe kanë shkuar në shtëpi. Po atë ditë rreth orës 13:30 është paraqitur nëna e tyre me të njëjtat simptoma. Pasi ka marrë mjekimin e duhur është përmirësuar. Janë ngritur vetë dhe kanë dalë normal. Për arsye të thjeshtë, që pacienti ishte i përmirësuar nuk ishte e domosdoshme për të shkuar në Durrës apo Tiranë. Ne e kemi procedurë, nëse pacienti del i përmirësuar s’ka pse të shkojë në spital, por nëse gjendja e pacientit vazhdon të rëndohet ne i dërgojmë në spital. Nuk ishte e domosdoshme për të shkuar në Durrës’, ka shtuar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco