Vendimi i Gjykatës së Lartë/ Mjeku irlandez ‘dënohet’ me gjobë për vdekjen e 11-vjeçarit në QSUT

Vendimi i Gjykatës së Lartë/ Mjeku irlandez ‘dënohet’ me gjobë për vdekjen e 11-vjeçarit në QSUT

17:07, 09/05/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Lartë nuk pranoi kundërshtimin e bërë nga Prokuroria, duke lënë të pandryshuar vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë dhe Apeli i Tiranës për mjekët Kevin Clarkson dhe Gerald Fady, të dy të gjykuar për “mjekim të pakujdesshëm” me pasojë vdekjen e 11-vjeçarit, Denis Almadhi.

Kolegji Penal nuk pranoi pretendimet e prokurorisë për analizim të gabuar të provave në dy shkallët më të ulëta.

I mituri ndërroi jetë në vitin 2012 gjatë një operacioni estetik në Spitalin Francez në QSUT.

Në gjykatën e kryeqytetit, vendim i lënë në fuqi dhe në Apeli në vitin 2016, Clarkson u dënua me 600 mijë lekë gjobë dhe kolegu i tij mori pafajësi, ndërsa më herët prokuroria kishte kërkuar nga 3 vite burg për ta.

Në Gjykatën e Lartë prokuroria kërkoi ndryshimin e vendimeve me pretendimin se ishin rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit procedurial dhe se kishin ardhur si rezultat i një analize jo të hollësishme të provave.

Referuar vendimeve gjyqësore, 11-vjeçari ishte i shëndetshëm kur u fut në operacionin estetik, por pësoi reaksion nga narkoza duke kaluar temperaturë shumë të lartë.

Sipas gjykatave, pakujdesia e mjekut irlandez ishte mungesa e medikamentit Daltrolen në sallën e operacionit, çka mund t’i kishte shpëtuar jetën të miturit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco