‘Kam aktivitet në Itali dhe në Shqipëri’/ Biznesmeni i rremë shpallet në kërkim për një televizor dhe një lavatriçe...

‘Kam aktivitet në Itali dhe në Shqipëri’/ Biznesmeni i rremë shpallet në kërkim për një televizor dhe një lavatriçe...

15:09, 09/05/2021
A+ Aa A-

Një shtetas, mbi të cilin njihet vetëm pamja fizike, por jo identeti i vërtetë, është shpallur në këkrim policor për mashtrim.

Duke u prezantuar me një identitet të rremë, si A.S., e duke treguar të dhëna false, sikur ai përfaqësonte një biznes të regjistruar në qendrën kombëtare të biznesit, burri ia ka dalë mbanë të përvetësojë në një firmë tjetër biznesi, një frigorifer, një televizor dhe një lavatriçe.

Me një sjellje biznesmeni dhe duke aktruar si person që nuk kishte asnjë problem financiar, i panjohuri është paraqitur në një biznes elektro-shtëpiakesh që ka selinë qendrore në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë.

“Jam biznesmen me aktivitet në Itali dhe në Shqipëri. Firma ime është e regjistruar në QKB. Nuk do ta kryej pagesën cash, por nëpërmjet bankës”, – është shprehur i riu, i cili pasi ka diskutuar, ka blerë mallra me kosto 155 mijë lekë të reja.

“Të gjitha këto, po i paguaj përmes bankës dhe në sy të njërit prej administratorëve, ai u ka dërguar në ëhatsapp një mandat banke që vërtetonte se kalimi i shumës është përcjellë nga banka ku kishte llogarinë, në bankën ku firma kishte llogarinë e saj.

Shtetasi i prezantuar si A.S., i cili kishte mbërritur në firmën që e mashtroi me një mjet tip “Skoda”, me targa  AA4AU, pasi ka dërguar në ëhatsapp mandatin, i ka këkruar njërës prej shitëseve që mallrat elektro-shtëpiake që sapo kishte blerë, t’i ngarkonin në një automjet.

“Dorëzojni tek punëtorët e mi që po presin në rrugën “Zoja Curre”  në vendin e quajtur tregu elektrik, aty do jenë prindërit e mi”, – ka kërkuar shtetasi A.S.

Ashtu siç ka kërkuar, atij i janë plotësuar kërkesat. Por më pas ka rezultuar se kjo mandat pagese ishte false, teksa pajisjet ishin dorëzuar.

Por mashtruesi nuk është ndalur me kaq. Kallëzuesi B.H, një biznesmen i njohur, përmend në polici se ky shtetas me të njëjtat iniciale dhe me të njëjtën metodë, ka tentuar të mashtrojë brenda ditës edhe në një filial të firmës që gjendet në Kamëz.

“Por njëri nga punonjësit aty ka insistuar blerje cash, pasi nuk ishte shumë i përshtatur me blerjet me kalim mandati dhe pikërisht kjo mos njohje e tekonologjisë e ka shpëtuar atë pa shitur pajisje të tjera“, – thotë biznesmeni.

Policia tregon për GazetaSi.al, se ka sekuestruar një sërë kamerash sigurie, mes tyre edhe pamje që tregojnë automjetin tip “Skoda” në ngjyrë gri dhe pamje ku shkarkohen pajisjet elektro-shtëpiake në afërsi të tregut elektrik. Por ende nuk ka identifikuar asnjë nga personat e përshirë në këtë skemë.

Ndërkohë, burimi i policies, tha për GazetaSi.al, se janë marrë në pyetje edhe punonjës të binzesit në fjalë, mes tyre edhe administratori që është ndodhur aty gjatë “shit-blerjes”.

R.B., deklaron se është i punësuar prej 19 vitesh dhe se mashtruesi ishte paraqitur si shtetasi A.S., por pa treguar kartën e identitetit.

“Gjatë kësaj procedure për shitje, ishte prezente ekonomistja E.D., dhe kur ngarkuam mallin, u angazhua E.M., si shofer dhe E.T., punëtor i firmës”.

Policia shton se nga veprimet e para, është e qartë që mashtruesi ka përdorur të dhënat e një firme tjetër, duke u prezantuar si pëfaqësues i një firme të regjistruar në QKB.

“Ka dyshime, që ky person me këtë metodë, duhet të ketë mashtruar edhe biznesmenë të tjerë, por deri më tani është adminustruar vetëm një kallëzim”, – tha një burim policor i GazetaSi.al, i cili këmbëngul se kjo është një formë e re mashtrimi me qëllim përfitimin e të mirave materiale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco