3 aksidente në pak minuta në Tiranë, 3 të plagosur në spital

3 aksidente në pak minuta në Tiranë, 3 të plagosur në spital

14:57, 09/05/2021
A+ Aa A-

Tri aksidente kanë ndodhur në cetëm pak minuta në Tiranë duke shkaktuar 3 të plagosur mes kalimtarëve dhe drejtuesve të makinave.

Policia bën me dije se të plagosurit janë një 65 vjeçar që po ectë me biçikletë, një këmbësore e cila është përplasur nga një automjet në në Qafë Kashar dhe një drejtues mjeti në rrugën Ndre Mjeta.

Rreth orës 14:10, në rrugën “Gjin Bue Shpata” mjeti me drejtues I. S., ka përplasur biçiklistin shtetasin V. Sh., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkaq rreth orës 14:15, në Qafë Kashar mjeti me drejtues E. N., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen B. J., 55 vjeç, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Po sot rreth orës 14:20, në rrugën “Ndre Mjeda”, mjeti me drejtues shtetasin S. M., 40 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me pemën. Si pasojë është vetëdëmtuar i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco