Vdekja e tre pushuesve nga Kosova/ Ja çfarë thonë në spitalin e Manzës dhe QSUT

Vdekja e tre pushuesve nga Kosova/ Ja çfarë thonë në spitalin e Manzës dhe QSUT

12:59, 09/05/2021
A+ Aa A-

Drejtori i  Spitalit  të Manzës,  Dr Anesti Konduri, në një reagim për mediat lidhur me vdekjen e tre anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani thotë se shkaqet e helmimit janë ende të dyshimta.

Teksa u ka shprehur ngushëllimet e tij familjarëve për humbjen e njerëzve të tyre të dashur thotë se pacientët janë paraqitur me shenja të lehta në këtë qendër shëndetësore.

Sipas tij, ata nuk kanë deklaruar se dyshonin për helmim nga kërpurdhat.

Shkaqet mbeten në kufirin e hipotezave, sipas tij.

Teksa pritet ekspertiza për të sqaruar çfarë ka ndodhur realisht me tre shtetasit nga Kosova, policia ka proceduar penalisht për veprën penale "Mjekim i pakujdesshëm", mjekun Shyqyr Beqajn 54 vjeç  dhe Jonuz Karajn, 60 vjeçar.

Edhe familjarët i akuzuan mjekët e spitalit të Manzës për neglizhencë, por akuzat nuk i kursyen as për QSUT. Kjo e fundit ka dalë sot me një deklaratë për ngjarjen.

"Paraditen e dt. 06.05.2021 në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme QSUNT, pacientët I. H mosha 78 vjec, A. H mosha 56 vjec dhe F. H mosha 47 vjec, janë paraqitur me ambulancë, me diagnozë “intoksikacion nga kërpudha. Gjëndja e pacientëve paraqitej e rëndë.

Pasi i jane kryer gjitha ekzaminimet dhe konsultat sipas protokolleve mjekesore te urgjences dhe jane hospitalizuar fillimisht ne Shërbimin e Toksikologjisë dhe pas dhe në mbrëmje për shkak se gjendja e tyre u përkeqësua u trasferuan në Shërbimin e Reanimacionit Qendor.

Pavaresisht perpjekjeve te mjekeve, ata kanë ndërruar jetë pranë ketij sherbimi : pacientja I. H dt 06.05.2021, pacienti A. H ne dt. 07.05.2021 dhe pacientja F. H ne dt. 08.05.2021" thuhet në njoftim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ish bashkimi shiptar09/05/2021 16:29

po sikan dergua ne spital për mjekim por ikan leshuar ne shtepi sepse kanqen kosovar e nuk kan dhan lek mjekëve sepse ne shipni leket jan zot per ta per... kosovaret kur shkojn ne shipni edhe ajrin duhet paguar.e moste flasim per mjekim nese nuk ju jep leket qe aq shum i duan.as nuk flasin ni fjal me ju.

Shto koment

Denonco