Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

EMRI/ I gjendet kallashnikov në banesë 38 vjeçarit në Berat, dyshohet si autor…

EMRI/ I gjendet kallashnikov në banesë 38 vjeçarit në Berat, dyshohet si autor…

10:21, 09/05/2021
A+ Aa A-

Vihet në pranga një 38-vjeçar që dispononte armë zjarri pa leje.

Ai eshte Mikel Bushi.

“Nga hetimet paraprake ky shtetas, thuhte ne njoftimin e policies Berat,  dyshohet dhe si autor i një vjedhjeje të ndodhur më pare”.

Ja njoftimi i plotë i poliocisë

Berat

Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Vihet në pranga një 38-vjeçar që dispononte armë zjarri pa leje.

Nga hetimet paraprake ky shtetas dyshohet dhe si autor i një vjedhjeje të ndodhur më parë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, specialistët e krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, në bazë të informacioneve të marra se një shtetas, në fshatin Kutalli, Dimal, dispononte armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit M. B.

Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, një krehër dhe 7 fishekë.

Gjatë veprimeve hetimore paraprake rezultoi se shtetasi M. B., 38 vjeç, është autor i dyshuar i vjedhjes së një shume parash në një pikë karburanti, në datën 22.04.2021.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco